HomePolitikë

APN: Në zgjedhje parlamentare sipas standardeve të vitit 2020

  Komunikatë Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, Meqenëse zgjedhjet parlamentare në Serbi janë në procesin e shpalljes se

Alternativa për Ndryshim dënon ashpër aktin e kërcënimit me jetë ndaj sekretarit gjeneral Altin Boriçi
Haradinaj-Stublla: Situata në Luginë është alarmante
Nenad Mitroviq: Nagip Arifi më ka gënjyer dhe e ka shkelur marrëveshjen

 

Komunikatë

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,

Meqenëse zgjedhjet parlamentare në Serbi janë në procesin e shpalljes se tyre, ALTERNATIVA konsideron që shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet të marrin pjesë në një listë të unifikuar, të ndërtuar në parime të drejtësisë, unitetit dhe të pacënueshmërisë afatgjate për modalitetet e ndërtimit të kësaj liste.

Si ideator të Listës së Përbashkët Shqiptare, është përgjegjësia jonë të këmbëngulim në vlerat dhe parimet e vendosura në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë në vitin 2020, në koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe nën patronatin e Kryeministrisë së Shqipërisë, në të cilën të gjitha partitë politike në Luginë, u dakorduam për pjesëmarrje të unifikuar me një listë të përbashkët, të cilën e quajtëm Alternativa Demokratike Shqiptare.

Javët e fundit, PVD si njëra ndër subjektet politike pjesëmarrëse, ka ndërmarrë nisma të shkëputura, që në start kanë shkelur marrëveshjen e ndërtuar me shumë mund e sakrificë në vitin 2020; si skenare të konstruktuara për prishjen e Marrëveshjes së Tiranës, me karakter unifikues kombëtar. Nismë kjo që është e dëmshme për proceset e Luginës, veçanërisht kur theksohen ambiciet personale nga indivd të caktuar politik.

Kryesia e Përgjithshme e ALTERNATIVËS, në mbledhjen e mbajtur më datë 13 shkurt 2022, unanimisht u dakordua që pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të ndërtohet mbi bazën e parimeve dhe standardeve të marrëveshjes së nënshkruar më vitin 2020, në Tiranë.

Pas situatës së zhvilluar, për sqarim të opinionit, rikujtojmë se nga kriteret kyçe për renditjen e subjekteve politike në listën e përbashkët zgjedhore, jemi dakorduar se forca më e madhe politike në Luginë të kryesojë listën.

ALTERNATIVA mbështetë këtë parim dhe nuk do të lejojë që të cënohet nga askush, veçanërisht kur është e qartë se subjekte të caktuara politike nuk do t’i kishin bërë këto kalkulime, nëse ambiciet e tyre do të ishin në pajtim me marrëveshjen. Prandaj, respektimi i saj, është rruga e vetme afatgjate më e mirë, për të garantuar barazi për të gjitha subjektet pjesëmarrëse, si dhe është formula më e suksesshme deri më tani që e kanë arritur shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë gjithë historisë së pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke siguruar tre mandate.

Ndërsa, çdo tentativë për të përvetësuar Listën me “emra të përveçëm”, minon këtë marrëveshje si dhe rrënon kriteret për pjesëmarrje të unifikuar në zgjedhje, ku si rezultat do të dobësojë zërin e përfaqësuesve shqiptarë në parlamentin serb me pjesëmarrje minimale në përfaqësim.

Pra, marrëveshja e 2020-tës ka karakter unifikues kombëtar të faktorit politik shqiptar në Luginë dhe si e tillë është e PANEGOCIUSHME, prandaj nuk do të ketë kurrfarë KOMPROMISI në ndryshimin e rregullave dhe standardeve të vendosura në marrëveshje. Sepse, unifkimi mes partive shqiptare është më i rëndësishëm se individi në Listë.

Preshevë, 14 shkurt 2022
Alternativa për Ndryshim

COMMENTS