HomeNë fokus

Mustafa: DASH përmend edhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka theksuar sot se Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për vitin 2020 ka hasur edhe

Arifi: Shqiptarët duhet të jenë falenderues ndaj ambasadorit Walker
Tërnoci-Lugina 3:0, rezultat zyrtar
Nga sot, Shqiptarët e Luginës mund të jenë pronarë të pronave në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka theksuar sot se Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për vitin 2020 ka hasur edhe në diskriminim e shqiptarëve në Luginë.

Postimi i Mustafës:

 

SHQIPTARËT ISHIN SUBJEKT I DISKRIMINIMIT PËR VITIN 2020 – DEPARTAMENTI I SHTETIT (SHBA)

 

Raporti mbi Praktikat e Drejtave të Njeriut në Serbi për vitin 2020 i hartuar nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vë theksin edhe në diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në raport janë nënvizuar çështja teksteve mësimore në gjuhën shqipe, përdorimi gjuhës së urrejtjes si raciste nga zyrtar të lartë si dhe gjendja me drejtat e njeriut.

“Ethnic Albanians ëere subject to discrimination and disproportionately unemployed”- 2020 Country Reports on Human Rights Practices: Serbia

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe të papunë në mënyrë disproporcionale” – Raportet e Vendit 2020 mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut: Serbia

COMMENTS