HomeAktuale

Interesim tejet i lartë në Thirrjen e KKSH-së për ndihmë të njëhershme financiare

830 studentë dhe 640 familje me tre apo më tepër fêmijë në procesin edukativo arsimor si dhe pa një prindër, është bilansi i aplikimeve në Thirrje

Drejtuesit e LDK-së takojnë deputetin Kamberi
KUMTESË E PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK
Musliu do të nderohet me mirënjohje post mortem

830 studentë dhe 640 familje me tre apo më tepër fêmijë në procesin edukativo arsimor si dhe pa një prindër, është bilansi i aplikimeve në Thirrjen e KKSH-së për ndihmën e njëhershme.financiare me mjetet e Kosovës, shkruan FOLonline.

Të dhênat i paraqiti vet kreu i KKSH-së, Nevzad Lufiu, duke theksuar se priten edhe aplikimet me postë.

Lutfiu ka theksuar se procesi do të jetë plotësisht transparent dhe se çdo aplikim do të vlerësohet me meritë.

Postimi i Lutfiut:

Mrekulli, 1470 aplikues (numri mund të rritet varësisht nga dërgesat me postë nga Medvegja dhe Pazari i Ri).

Sot takova komisionin vlerësues i cili nga nesër fillon shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve.
Nga komisioni kërkova që ky proces të udhëhiqet në mënyrën më të pastër të mundshme duke u respektuar të gjitha kriteret e paraqitura në thirrje.
Nga personat përgjegjës për pranimin e dokumentacioneve kam mësuar se ka pasur palë të cilat janë deklaruar “Nevzadi më ka thënë me i dorëzu”, “pranoni ju se me Nevzadin ja bëjmë dyqysh”.
Me përgjegjësin më të lartë morale deklarohem se në asnjë moment të caktuar nuk i kam orientuar palët me idenë se “unë jam këtu”, të gjitha thirrjet e mia janë publike.
Për mua është krenari që do të përfitojnë një numër i madh i familjeve shqiptare, por më e rëndësishme është t’i jipet gjithsecilit ajo që i takon.
Komisioni ka afat prej 15 ditëve nga dita e mbylljes së afatit për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve.

COMMENTS