HomeNë fokus

Ambasadorja gjermane Anke Konrad viziton Këshillin Kombëtar Shqiptar

Në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) është pritur sot Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Beograd, znj. Anke Konrad.

Takimi Arifi-Mitroviq rreth koalicionit?
Tërrnoci përsëri shkon në rivotim (dokument)
Rexhepi demanton shkrimet për barnatoren e qytetit, kërkon dyfishim të mjeteve për media për vitin tjetër

Në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) është pritur sot Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Beograd, znj. Anke Konrad.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, e ka informuar ambasadoren për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se diskriminimi shtetëror vazhdon të jetë një sfidë serioze, sidomos në fushën e arsimit. Ai ka përmendur mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe mosnjohjen e diplomave nga Kosova si pengesa të mëdha për të rinjtë shqiptarë.

Rexhepi ka theksuar rëndësinë e zbatimit të Planit me 7 Pikë si dokument bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Luginë. Po ashtu, ka ngritur shqetësimin për pasivizimin e adresave, mungesën e përfaqësimit të drejtë në institucionet publike si dhe diskriminimin në ndarjen e fondeve për kulturë e media.

Në këtë kontekst, kryetari i KKSH-së ka nënvizuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë dhe të faktorit ndërkombëtar në mbështetjen e proceseve që garantojnë barazi dhe zbatim real të marrëveshjeve ekzistuese.

Rexhepi theksoi se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të jetë zëri institucional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

COMMENTS