HomeAktuale

Ambasadori i ri i OSBE-së takim në KKSH

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, u takua sot me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Serbi, Marcel Peško, ku prezantoi hapur sfida

Kuvendi Komunal i Bujanocit miraton buxhetin për vitin 2022
Lokalet deri në ora 20:00
Behluli: Serbia i paraqet aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit si fitore (video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, u takua sot me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Serbi, Marcel Peško, ku prezantoi hapur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se situata është thelbësisht politike dhe prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat bazë të shqiptarëve.

Rexhepi nënvizoi bllokimin e fondeve në vlerë prej 304,511.16 euro, të dedikuara për KKSH-në, të cilat janë refuzuar tri herë pa asnjë arsye, pavarësisht faktit se 35,448 tekste shkollore janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin ato çdo ditë. Sipas tij, ky veprim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit kombëtar të shqiptarëve.

Në takim u diskutua edhe:

  • dëmi i shkaktuar nga bllokimi i subvencioneve bujqësore,
  • mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici,
  • situata e rënduar e sigurisë, duke theksuar se një polici multietnike është domosdoshmëri urgjente.

Kryetari Rexhepi veçoi dy problemet më të rënda që po prekin çdo ditë jetën e qytetarëve:

  • Pasivizimi i adresave, që po shkakton zhvendosje artificiale të popullsisë shqiptare,
  • Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila u mohon të rinjve mundësinë të zhvillojnë profesionin për të cilin janë kualifikuar.

Ai kërkoi trajtim urgjent të këtyre çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal, dokumente kyçe për garantimin e të drejtave të komunitetit.

Në fund të takimit, të dyja palët vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit institucional mes KKSH-së dhe misionit të OSBE-së, si një element thelbësor për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

COMMENTS