HomeNë fokus

Ambasadori i OSBE-së vizitë pune edhe në Preshevë

Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, është takuar në Preshevë me kryetarin e kësaj komune Shqiprim Arifin. Pas takimit, kryetari Arifi p

Fëmijët këshilltarë të Kuvendit Komunal
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Kryetari i parë shqiptar merr detyrën në Preshevë (pjesa 13)
Pastrohet deponia e egër në dalje të Tërnocit

Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, është takuar në Preshevë me kryetarin e kësaj komune Shqiprim Arifin.

Pas takimit, kryetari Arifi postoi këtë njoftim përmes Facebookut:

Sot mirëprita në kabinet, Shefin e misionit të OSBE-së në Beograd, z.Jan Braathu me delegacionin e tij.

Diskutime mbi zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës – me theks të veçantë, mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e Procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Shpreha indinjatën dhe shqetësimin mbi ecurinë e regjistrimeve në qytetin e Medvegjës, i cili, për shumë arsye, ka kaluar nëpër shumë pengesa dhe është tentuar me çdo masë të mohohet e drejta për regjistrim, në mënyrë që të mos arrihet në numrin real të shqiptarëve atje.

COMMENTS