HomeAktualeKoronavirusi

Arifi: Rreth dy mijë shqiptarë u testuan në Preshevë, asnjë nuk rezultoi pozitiv me koronavirus

Në Komunën e Preshevës asnjë qytetarë nuk është i prekur me koronavirus. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë dhënë p

Tentim grabitje me thikë në një market në Preshevë
Rikthehet prodhimi i duhanit në Bujanoc
Zhvillohet turneu Diaspora Cup-Tërnoci 2024

Në Komunën e Preshevës asnjë qytetarë nuk është i prekur me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka bërë të ditur se deri më tani në Preshevë nuk ka asnjë qytetarë të prekur me koronavirus.

Ai theksoi se rreth dy mijë qytetarë kanë qenë në karantinë prej 28 ditësh dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitivë.

“Ne i kemi pasur përafërsisht dy mijë shqiptarë të cilët kanë qenë në karantinë nga Komuna e Preshevës. Dhe pastaj pas 28 ditësh të gjithë që kanë dalë nga karantina proceduralisht është dashur të bëjnë një testim. Dhe nga dy mijë persona kemi pasur dy të cilët në testin e parë kanë dalë pozitivë por pastaj në epidemiologjinë, në Qendrën Epidemiologjike në Vranjë kanë dalë dy herë negativë. Kështu që nuk kemi të infektuar. Kështu që në këtë drejtim ajo e cila është dashur të ndodhë nga shteti në Komunën e Preshevës në drejtim të testimeve kjo është realizuar dhe nuk kemi pasur një neglizhencë”, tregoi Arifi për lajmi.net.

Mirëpo, ai thotë se nga shteti serb tash e 20 vite është duke munguar trajtimi për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe në këtë mënyrë, ka kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që bëjnë më shumë dhe të angazhohen në ndërtimin e një qendre spitalore.

“Sa i përket trajtimit të pacientëve të ndryshëm jashtë COVID-19, që është një trajtim që tashmë e njohim që 20 vite që bëhet nëpër qendrat duke filluar në Vranjë e më larg deri në Beograd, ajo është një neglizhencë shtetërore latente, e pandërprerë, konstante të cilin e bën shërbimi shëndetësor serb ndaj shqiptarëve edhe për këtë arsye duke pasur parasysh këtë zhvillim më shumë se 20 vite tash ky diskriminim që është bërë në aspektin shëndetësor të shqiptarëve në Qendrat Klinike në lartësinë e Serbisë edhe duke e pasur parasysh edhe këtë pandeminë globale që edhe neve në Luginë të Preshevës na prek , kauza për një spital, Qendër Klinike për Luginën e Preshevës është tash edhe më e rëndësishme se sa që ka qenë më herët dhe unë besoj fuqimisht që këtë kauzë të cilën ne shqiptarët e  Luginës së Preshevës tani konkretisht e kemi për një spital, për një Qendër Klinike në Luginë të Preshevës duhet të mbështetet sidomos nga Republika e Kosovës por edhe nga ajo e Shqipërisë nëpërmjet fondit kombëtar të solidaritetit i cili është kërkuar tashmë dy vite dhe nuk është realizuar deri më tani duke u hëngër me njëri-tjetrin se kush duhet të jetë kryeministër e kush jo. Kemi harruar që shqiptarët në përgjithësi por veçanërisht në Luginë të Preshevës në vazhdimësi besojnë në një politikë dekonstruktive në qendrat Tiranë dhe Prishtinë. Kështu që në këtë drejtim besoj që obligimi tash është më i qartë për Prishtinën dhe Tiranën”, deklaroi Arifi.

Por sa i përket masave të marra për COVID-19 në Komunën e Preshevës, ai thotë se me kohë kanë ndërmarrë të gjitha hapat dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë respektuar vendimet e qeverisë por edhe të nivelit lokal.

COMMENTS