Të nderuar lexues, shikues, ndjekës të Portalit informativ FOLonline, Duke i parë trendet e zhvillimeve në teknologjinë informative, shpërndarj
Të nderuar lexues, shikues, ndjekës të Portalit informativ FOLonline,
Duke i parë trendet e zhvillimeve në teknologjinë informative, shpërndarjen e informacioneve gjithandej globit, nevojën e komunikimit intensiv dhe interaktiv me publikun dhe shumë veçori tjera të cilat i ofron interneti, FOLonline ka vendosur të hap kanalin në VIBER si njërën ndër platformat më të mëdha dhe më të sofistikuara të komunikimit dhe lidhjes midis njerëzve.
Përveç portalit ( në browser), Facebookut, Instagramit, këmbimit të pyetjeve-përgjigjeve në Whats app, e kemi pa të udhës që tash e tutje, për të gjithë ndjekësit tanë të jemi të pranishëm edhe në Viber.
Jemi të vetëdijshëm se më këtë hap po hapim një dritare të re drejt arritjes së lajmit dhe formave tjera të përmbajtjeve mediale gati tek secili person dhe tek secila moshë.
Padyshim se shpërndarja e lajmeve dhe informacioneve tjera përmes Viberit paraqet metodën më të thjeshtë të komunikimit me publikun.
Tek kanali ynë do të gjeni edhe anketa të përditshme dhe propozime tjera të cilat do të jenë në interes të shoqërisë tonë.
Përveç tjerash, kanali i FOLonline në viber do t’ju ofrojë mundësinë e paparë të interaktivitetit dhe komunikimit shoqëror për çdo temë dhe për çdo ide.
Kuptohet se me inkuadrimin në kanalin tonë në Viber, ju pranoni edhe Rregullat e sjelljes që janë të zakonshme në komunikimet e platformave digjitale.
S’do mend se: gjuha e urrejtjes, përhapja e formave të ndryshme të diskriminimit etnik, fetar, racor, seksulal janë të ndaluara plotësisht. Siç janë të ndaluara edhe: cenimi i integritet personal të individit, privatësia, antisemetizmi, cytja e terrorizmit, fyerjet, përdorimi i fajlëve banale, etj.
Në rast të mos rrespektimit të këtyre rregullave, përveç përjashtimit nga Kanali, rrezikoni edhe forma tjera procedurale në bazë të Ligjeve në fuqi.
Duke qenë të vetëdijshëm për komunitetin tonë dhe kulturën qytetare, jemi optimist se nuk do të vie deri tek ndërmarrja e këtyte masave.
Andaj, ju ftojmë të bëheni pjesë e familjes së madhe të FOLonline në kanalin në Viber.
Poashtu, ju sugjerojmë që edhe ju t’i ftoni të afërmit, miqtë, dashamirët, shokët… tuaj të bashkangjiten në këtë Kanal.
Për t’u bërë pjesë e Kanalit të FOLonline në Viber klikoni linkun më poshtë:
https://invite.viber.com/?g2=AQAw%2Bc7gxnOp2082OeRoqui6QOHsOK9MDL1xTWS48WOUZ1%2BhHoC1TNzF1uc2%2BDsc
COMMENTS