HomeSport

“ Agallarët “ kthehen me tre pikë nga Banja e Vranjës

Formacioni startues Katër ndeshje, katër fitore. 20 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pranuar. Ky është bilansi i KF „ Tërnoci „ në edicionin e r

Koalicioni në Bujanoc: Dalin në pah mospajtimet midis PD-së dhe PVD-së
PVD opozitë në përbërjën e re parlamentare në Serbi
Rivotimi i djeshëm në Tërrnoc: Çfarë thuhet në proves verbal, cili është rezultati i KRZ-së, çka thotë raporti i vëzhguesve (dokumente)

Formacioni startues

Katër ndeshje, katër fitore. 20 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pranuar.
Ky është bilansi i KF „ Tërnoci „ në edicionin e ri të Ligës Rajonale në futboll. Dhe me këto shifra ndodhet në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit.
Këtë xhiro, faturën e „ Agallarëve „ e pagoi ekipi „ Minerallac „ nga Banja e Vranjës.

Festa në zhveshtore

Plotë pesë herë vendasit u dashën të nxjerrin topin nga rrjeta e tyre duke mos i ’u bërë ballë sulmeve të parreshtura të tërnocasve të disponuar për lojë.
Në këtë ndeshje, het-trik për Tërnocin shënoi Hasan Bajrami, ndërsa në listën e shënuesve u evidentua edhe Bujamin Xhemaili.
Vendasit e hapën rrjetën me një autogol në portën e tyre.
Në fund, Minerallac- Tërnoci 1:5.
Në javën e ardhshme, Tërnoci në terren të vet pret ekipin e Çelikut.

COMMENTS