Publicisti kosovar, bashkëpunëtori i ngushtë shumëvjeçar i presidentit, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka promovuar sot në Bujanoc tre librat e ti
Publicisti kosovar, bashkëpunëtori i ngushtë shumëvjeçar i presidentit, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka promovuar sot në Bujanoc tre librat e tij: „ Kështjella e (mos) Marëveshjes“, „Pengu“ dhe „ Në hap me Rugovën“.
Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës kishin ardhur dashamirë të fjalës së shkruar, publicistë e gazetarë lokal, struktura të pushtetit lokal, KKSH-së, deputeti popullor, etj.
Me këtë rast u shfaq edhe një film dokumentar i cili pasqyronte zhvillimet në Kosovë nga filimet e viteve të 90’ të shekullit të kaluar në të cilin protagonist ishte edhe vet autori i librit.
Në promovim, për rëndësinë e librave si fakte historike folën deputeti, Shaip Kamberi dhe Drejtori për Arsim pranë komunës së Bujanocit, Fejzi Beqiri.
Në fund, autori Adnan Merovci zhvilloi një bisedë interaktive me të pranishmit ku në veçanti u fol për përvojat e tij me presidentin Rugova.
Ditën e nesërme, Adnan Merovci, promovim të ngjashëm do të zhvillojë edhe në Preshevë.
COMMENTS