Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Serbi ka filluar të nxis ngacmime para elektorale edhe në Luginë. Derisa në komunën e Presh
Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Serbi ka filluar të nxis ngacmime para elektorale edhe në Luginë.
Derisa në komunën e Preshevës thirrja për zgjedhje të parakohshme lokale është bër e zakonshme nga opozita, ngase kërkesën e bazojnë në, siç thuhet, përkrahjen e shumicës qeverisëse nga partitë serbe, ditëve të fundit të tilla deklarata po dëgjohen edhe në Bujanoc.
Filimisht, kryetari i degës së APN-së, Arbër Pajaziti, e më pas edhe i pari i PVD-së në nivel dege, Ragmi Mustafi, e kanë etiketuar tërthorazi kryetarin e komunës Nagip Arifin se po bashkëpunon me SNS-në.
Si shembull ata kanë marrë votimin e rishikimit të buxhetit komunal me përkrahjen e progresistëve serbë.
Të gjitha këtyre zërave, si duket, Arifi iu është përgjigjur me një citat të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“E kam një zakon: nuk merrem shumë me ata që merren me mua. Sepse, po të merrem me këso çështjesh, ata do të më tërheqnin prej çështjeve kryesore…!”, ka shkruar Arifi në Facebook duke e cituar Dr.Rugovën.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar ditë më parë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen, me shumë gjasë, më 17 dhjetor të këtij viti. Për të njejtën datë, presidenti i shtetit ka paralajmëruar edhe mbajtjen e zgjedhjeve krahinore në Vojvodinë dhe në shumicën e komunave në Serbi.
Pas kësaj deklarate, shumica e kryetarëve të komunave që qeverisen nga SNS kanë nisur të japin dorëheqje.
COMMENTS