HomeKronikë

Rasti i vrasjes së të riut në Bujanoc, vetëdorëzohen në polici edhe dy të dyshuar

  (Foto ilustrim) Hetimet lidhur me vrasjen e të riut Arbenit Mujaj(18), në fillim të muajit gusht, në Bujanoc, tashmë kanë nisur të zg

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA FEDERATA SERBE E FUTBOLLIT
Teatri Shqiptar i Shkupit sjell humor dhe energji në Bujanoc
Reagim i APN-së lidhur me konkursin e KKSH-së

 

(Foto ilustrim)

Hetimet lidhur me vrasjen e të riut Arbenit Mujaj(18), në fillim të muajit gusht, në Bujanoc, tashmë kanë nisur të zgjerohen.

FOLonline merr vesh se gjatë kësaj jave në polici janë dorëzuar dy persona, A. N. (1984) dhe B. N. (1982), që të dy nga Tërnoci.

Pas ndalimit policor, atyre iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje deri në 30 ditë.

Sipas burimeve, të njejtit do të ndiqen për veprën penale „shkaktime të lënda trupore“.

Ndërkohë, FOLonline posedon informacione se të dyshuarit kryesor për vrasje V. N. (16) masa e qëndrimit në paraburgim klasik iu është zëvendësuar me masën e „paraburgimit shtëpiak „, nën mbikëqyrje të vazhdueshme elektronike.

Kujtojmë se Arbenit Mujaj kishte ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me thikë, sipas versionit të policisë, gjatë një përleshje midis dy grupeve në orët e vona të natës.

Ngjarja patë shokuar opinionin lokal dhe më gjerë.

 

COMMENTS