HomeAktuale

Ambasadori Hill në shkollën e fshatit Lluçan

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kristofer Hill, gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shkollën fillore në fshatin Lluçan ku është pritur nga nxënësit

Përsëri „ dalin llafe „ midis partnerëve të koalicionit, kësaj here për rrugën Turi-Lluçan
Fillon dezinfektimi në komunën e Bujanocit
KËSHILLI KOMUNAL APROVON PROPOZIM BUXHETIN PËR VITIN 2021

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kristofer Hill, gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shkollën fillore në fshatin Lluçan ku është pritur nga nxënësit dhe stafi arsimor.

Në shoqëri tê tij ishte edhe kryetari i KKSH, Nevzad Lufiu.

Postimi i Lutfiut:

Në tetor të vitit që kaloj u takuam me Ambasadorin e SHBA-s, z.Christopher Hill.
Në mesin e shumë temave që diskutuam ishte dhe gjendja e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Ambasadorit Hill ia paraqitëm gjendjen përmes fotografive.
Ishte fjalë pak, dhe premtoi se për këtë do të angazhohet personalisht, për çka edhe dha një kontribut të çmuar.
Andaj sot iu bë një pritje madhështore në objektin e shkollës “Sami Frashëri” në Lluçan e cila pritet të renovohet së shpejti.
Falëmnderit ambasador.
Ky është vetëm fillimi!

COMMENTS