HomePolitikë

PVD për inicimin e koalicionit paszgjedhor me LPD-në, PD-në dhe PDSH-në, pa APN-në

Këshilli i Përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik, pas një takimi të mbajtur së fundmi, thotë se inicion një koalicion të zgjeruar paszgjedh

Përmbyllet vizita në Strazburg
Kamberi konfirmon kandidaturën për deputet
Kështu do të duket “Kinemaja e vjetër” në Preshevë

Këshilli i Përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik, pas një takimi të mbajtur së fundmi, thotë se inicion një koalicion të zgjeruar paszgjedhor për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Me këtë rast, PVD ndërtimin e koalicionit e parasheh me PD, LPD dhe PDSH, por jo edhe me APN.

Kumtesa e PVD-së:

KUMTESË NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK

Partia për Veprim Demokratik, në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të mbajtur më 18.11. 2022, pas analizës së rezultateve zgjedhore, konstatimit që Lista e Partisë për Veprim Demokratik është ajo që ka numrin më të madh të votave në nivel të Luginës, falënderon anëtarët, simpatizantët, aktivistët dhe strukturat e veta, e sidomos komisionerët nëpër vendvotime, për angazhimin e madh për të arritur këtë fitore politke në një garë tejet të rëndë zgjedhore.

Angazhimi i zgjedhësve të PVD-së, që solli fitoren e PVD-së, dëshmon sërish, se perspektiva e veprimit politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës mbetet perspektiva e angazhimit rajonal, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Në fillimin e procesit të ndërtimit të koalicionit të ardhshëm për qeverisjen e KKSH-së, Këshilli qëndror i Partisë për Veprim Demokratik, ka vendosur:

• Partia për Veprim Demokratik inicon ndërtimin e një koalicioni të zgjeruar PVD – LPD – PD – PDSH duke rrespektuar parimin elementar të demokracisë – parimin e fituesit të zgjedhjeve.

• Partia për Veprim Demokratik konsideron se ruajtja e bashkëpunimit me subjektet partnere i hapë rrugë jo vetëm një ndërtimi të koalicionit stabil në qeverisjen e KKSH-së por edhe ruajtjen e stabilitetit politik në nivel të Luginës së Preshevës. Në të njejtën kohë, platforma e përbashkët politike forcon elementin shqiptar në betejen e ruajtjes dhe avancimit të të drejtave kombëtare në koordinim me Prishtinën e Tiranën.

• Partia për Veprim Demokratik konsideron se dakordimi me Prishtinën e Tiranën dhe me partnerët ndërkombëtar është rruga e vetme politike që duhet të udhëheq me institucionet që për qëllim kanë angazhimin për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Prandaj, në ditët në vijim Partia për Veprim Demokratik do të inicojë takime konsultative me subjektet tjera për ndërtimin e qverisjes së re në Këshillin Kombëtar.

COMMENTS