HomeNë fokus

Zvogëlohen të ardhurat e anëtarëve të Këshillit Komunal në Preshevë

"Kryetari i komunës Shqiprim Arifi, zvogëlon pagat për Këshilltarët e Këshillit Komunal, nga 60.000 në 29.000 dinarë", njofton faqja zyrtare e kom

Tribuna e KDNJ: Të rimendohen politikat publike për rimëkëmbjen ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejt prioritizimit të krijimit të vendeve të reja të punës
NJË PIKË PËR 70 MINUTA ME NJË LOJTAR MË PAK
A mundet Trupi Kordinues ta ndihmojë Komunalinë ?

“Kryetari i komunës Shqiprim Arifi, zvogëlon pagat për Këshilltarët e Këshillit Komunal, nga 60.000 në 29.000 dinarë”, njofton faqja zyrtare e komunës së Preshevës në Facebook.

“Gjatë qeverisjes së kaluar, pagat e pjesëtarëve të Këshillit Komunal nuk korresponduan me nivelin e përgjithshëm të pagave në vend, duke krijuar hendek mes të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit”, thuhet në njoftim.

“Në kuadër të projektligjit për paga, kryetari Arifi propozoi që pagat e dyfishuara nga qeverisja Ardita Sinani të përgjysmohen.

Vendimi do të jetë në fuqi sipas rregullores dhe normave dhe jo si bazë e përcaktimeve individuale të personave që bartin pozita. Me këtë, kufizohet shpenzimi i tepruar i parasë publike dhe barazi në institucione”, përfundon njoftimi.

COMMENTS