HomePolitikë

KSHL:Tërnoci përsëri nesër voton, Strukarët vendosin

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës i ka bërë thirrje votuesve të vendvotimit nr.6 në lagjen e Strukarve në Tërrnoc që nesër masovikisht të dalin

Sh.K.S.J.: Kërkohet ndalimi i ahengjeve nëpër shtëpitë private
Kush është personi që plaçkiti shtetasit e huaj në autostradën afër Vranjës?
Ekskluzive: “868-shi” megjithatë “ ka votuar” më 27 maj? (foto-dokument)

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës i ka bërë thirrje votuesve të vendvotimit nr.6 në lagjen e Strukarve në Tërrnoc që nesër masovikisht të dalin në votime dhe të rrethojnë numrin 16.

Përmes një kumtese për opinion, KSHL ka theksuar se asnjëherë nuk e kemi parë të rrugës që të dorëzohemi përkundër pengasave që po na përcjellin.

Kumtesa e KSHL-së

Tërnoci përsëri nesër voton, Strukarët vendosin

Për të pestën herë me radhë, brenda tre muajve, zgjedhjet parlamentare do të ripërsëriten të Enjten e 30 qershorit (nesër), nga ku 1089 banorët e Lagjes së Strukarëve kanë të drejtën për të votuar.

Me këtë rast Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, do të marrë pjesë në zgjedhje, përkundër të gjitha padrejtësive që po e përcjellin ketë proces shumë të mundimshëm.

Si PVD, por edhe si koalicion, asnjëherë nuk e kemi parë të rrugës që të dorëzohemi përkundër pengasave që po na përcjellin gjatë gjithë kohës, e edhe sot, kur Komisioni Republikan Zgjedhor deri në këto momente nuk ka dorëzuar Ftesat e qytetarëve për votimin e nesërm.

Nënshtrimi, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shqiptarëve, dhe as nuk do të jetë kurrë opsioni ynë në luiftën tonë për liri, barazi dhe drejtësi.

Andaj, ftojmë të gjithë banorët e Strukarëve, respektivisht ata të njësisë numër 6, që nesër (e enjte), që të dalin dhe të votojnë masovisht për numrin 16, – KOALICIONIN E SHQIPTARËVE TË LUGINËS, me që, zëri ynë duhet të dëgjohet atje ku bihet vendimet.

E Enjte, dil dhe voto për numrin 16 – KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS – Shaip Kamberi

Tërnoci voton, Strukarët vendosin.

COMMENTS