HomePolitikë

Pajaziti:Dyfytyrësia në mes deklaratave dhe veprimeve

Kryetari i Alternativës për Ndyshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar rrjedhën e procesit të zgjedhjeve parlamentare, gjegjësisht stërëzgja

Shefi i klinikës në Langenthal të Zvicrës viziton Bujanocin
Fjala e redaktorit: Zgjedhjet në Bujanoc, kush fitoi e kush humbi
Pajaziti kujton protestat studentore

Kryetari i Alternativës për Ndyshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar rrjedhën e procesit të zgjedhjeve parlamentare, gjegjësisht stërëzgjatjen e tij, e që në fund ka vendosur Gjykata Administrative.

Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti ka marrë për bazë deklarimet e bartësit të listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, ndërsa në fund ka hedhur fajësi tek, siç i ka quajtur, një familje politikanësh të stërvjetëruar.

Postimi i Pajazitit:

Dyfytyrësia në mes deklaratave dhe veprimeve

Disa fjali të thëna nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, njëherit ish-deputet në Parlamentin e Serbisë, nuk po qëndrojnë me ato çfarë po ndodh.

Kemi deklaratën e parë:

“Është e qartë se Beogradi nuk i dëshiron shqiptarët në Parlamentin e Serbisë”

Teksa, është hera e katërt e përsëritjes së zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit.

Deklarata e dytë:

“Gjykatat e kapura nga partia shtet”

Është hera e dytë, që Gjykata Administrative, dega në Nish, vendos në favor të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Deklarata e tretë:

“Pasivizimi i adresave i lë shqiptarët pa përfaqësues në Parlament”

E para, pasivizimi i adresave nuk ka qenë pjesë e fushatës zgjedhore të KShL-së, as si temë diskutimi me qytetarë, por as për sensibilizimin e tyre. Kjo është bërë, pasi kanë dalur rezultatet e para të zgjedhjeve të 3 prillit. E dyta, pasivizimi i adresave nuk është çështje e dy viteve të fundit, por e dhjetë e më tepër viteve. Që nënkuptohet se mund të ishte problematikë edhe e zgjedhjeve të kaluara parlamentare.

Deklarata e katërt:

“Këtë herë dreqi është në mes nesh”

Nëse “dreqi” ekziston në mesin e qytetarëve tanë, dhe është ai që ka votuar Ivica Daçiqin në rivotimin e 27 majit, atëherë, çfarë i bie të jetë ish deputeti nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, i cili e ka votuar për kryeministër Aleksandar Vuçiqin në vitin 2016?!

Deklarata e pestë:

“U vërtetua se ne kishim të drejtë”

Stërzgjatja e këtyre zgjedhjeve, po dëshmon se është tendencë e Vuçiqit për t’i ikur formimit të Qeverisë së re të Serbisë, duke iu shmangur sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo stërzgjatje vjen edhe si shkak i ankesave të njëpasnjëshme të KShL-së. Dhe duket se nuk e kanë me të drejtë.

Listat garuese shqiptare janë bojkotuar nga një masë e madhe e popullit, shkak i përçarjeve, inateve dhe mosinteresimit për të dalë në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Edhe Shaip Kamberi është bojkotuar.

As nga “dreqërit”, e as nga grupacione të tjera politike, por nga familja e tij politike.

Një familje politikanësh të stërvjetëruar, të cilët kanë krijuar shumë ndasi, urrejtje dhe varfëri tek populli shqiptar në Luginën e Preshevës.

COMMENTS