HomeShoqëri

Presheva me ura bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit në Maqedoni

Zëvendës kryetari i komunës, Almin Shaqiri dhe koordinatorja e Zyrës për të Rinj, Egzona Hajrullahu, së bashku me përfaqësuesin e USLPM Shuajb Ras

Filloi viti i ri shkollor
Babë e bijë nga Tërnoci zgjidhen deputet në Zvicër
Akcionet vullnetare në Lluçan nuk kanë të ndalur

Zëvendës kryetari i komunës, Almin Shaqiri dhe koordinatorja e Zyrës për të Rinj, Egzona Hajrullahu, së bashku me përfaqësuesin e USLPM Shuajb Rashiti, kanë zhvilluat një takim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri.

Sipas njoftimit të faqes zyrtare të komunës së Preshevës në Faceboom, diskutimi u përqëndrua në çështjet dhe kërkesat e studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në Maqedoni, për të cilat kërkuan zgjidhje konkrete, siç janë:

• Uljen e tarifave semestrale në universitetet publike;
• Uljen e pagesës mujore në konviktet shtetërore;
• Njohjen e diplomave nga Medreseja e Preshevës;
• Praktika profesionale për studentët tanë në
institucionet publike në RMV dhe
• Bursa studentore për studentët e Luginës.

“Ministri Shaqiri ofroi gjithë mbështjetjen për përmirësimin e situatës para se të fillojë viti i ri akademik.

Komuna e Preshevës do të vazhdojë të angazhohet në këtë proces deri në një zgjidhje të kërkesave”, thuhet në njoftim.

COMMENTS