HomeNë fokus

Udhëheqësit e Preshevës takojnë ambasadorin e Gjermanisë

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri të zv/ kryetarit, Almin Shaqiri dhe kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu, kanë takuar në

APN: 465.000 dinarë për ndeja e dëfrim personal me paranë publike
Në 62 vjetorin e lindjes së Jonuz Musliut, djali i tij Shqiprimi me një postim prekës
Kryetari Mustafa paditet për përdorimin e flamurit kombëtar

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri të zv/ kryetarit, Almin Shaqiri dhe kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu, kanë takuar në Beograd ambasadorin e Gjermanisë,Thomas Schieb.

Për rrjedhën e takimit, kryetari Arifi ka shpërndarë këtë postim në Facebook:

🇦🇱🇩🇪 | Me Ambasadorin e Gjermanisë, Thomas Schieb, për situatën e përgjithshme ekonomike e politike në Luginë të Preshevës.

Në misionin diplomatik të ambasadës së Gjermanisë, si një mbështetëse e aspiratave europiane, bashkëpunëtore dhe aleate e fortë, morëm angazhim për më tepër bashkëpunim dhe ndërveprim për objektivat e zhvillimit të ekonomisë.

E njoftuam më hollësisht, mbi ballafaqimin me sfidat në aspektin politik; për mungesën e gatishmërisë në nivel qeveritar për përmirësimin e pozitës së qytetarëve të Luginës së Preshevës, për mohimin e të drejtave elementare si dhe faktin shqetësues për fushatën spastruese në nivel shtetëror ndaj shqiptarëve.

🤝🏻Mirënjohës për prezencën, kontributin dhe mbështetjen në zhvillimin dhe integrimin e shqiptarëve në politikat me synime të përbashkëta, nga shteti Gjerman.

COMMENTS