HomeAktuale

Pajaziti ironizon me krerët e Bujanocit në shënimin e Ditës së komunës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, pasi ka përgëzuar iniciativën e Nagip Tashit për simbolin "I ❤Bu" ka ironizuar me

Qazimi: Mosmarrëveshje për ndarjen e 3 milionë eurove të Kosovës në KKSH?
Përkujtohet dëshmori Artan Abazi
Vuçiq në konsultime me përfaqësuesit e KSHL-së

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, pasi ka përgëzuar iniciativën e Nagip Tashit për simbolin “I ❤Bu” ka ironizuar me krerët e qeverisjes lokale lidhur me shënimin e Ditës së komunës.

Postimi i Pajazitit:

9 maji shënon ditën e Evropës, gjithashtu edhe ditën e Komunës së Bujanocit.
Dikur në këtë datë shënoheshin edhe aktivitete të ndryshme në vendin tonë.
Sot në Bujanoc u promovua një simbol që ka për qëllim shprehjen e dashurisë për Bujanocin “I ❤️Bu”, pas shumë kohësh ndodhi diçka e bukur në vendin tonë. Të gjithë ata që kontribuan në ndonjë mënyrë për këtë e posaqërisht Nagip Tashi, Mensur Ibrahimi dhe Agon Ademi duhet përgëzuar.

Por, ata që do të duheshin me vepra ta tregonin dashurinë për qytetin tonë edhe sot ishin në gjum. Aktiviteti i vetëm i tyre ishte “heqja e duvakit” të këtij simboli të bukur.

Ata u kujdesën edhe që aparati fotografik mos ta fokusonte një reklamë të një kazinoje e cila ndodhej 2-3 metra afër, as një fontanë e cila ishte promovuar më 9 maj të 2016-tës e që nuk u funkionalizua kurrë. Gjithashtu në foton e kryetarit me punëtorët e administratës që i takojnë subjektit të tijë, nuk u fokusua as një poster i kandidatëve për deputet nga koalicioni i interesave personale.

Bujanoci nuk duhet të shihet si një sofër ku të gjithë duan vetëm të hanë e askush të mos i lajë enët.

Urime 9 maji të gjithë atyre që ndjehen Evropian!

COMMENTS