HomeShoqëri

Bujanoci do të punojë për ngritjen e cilësisë në arsim

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur në kabinetin e tij disa nxënës të dalluar të gjimnazit "Sezai Surroi". Me këtë rast, Ar

Kordinatori kulturor i shqiptarëve në Bursa të Turqisë, vizitë në Bujanoc
Pajaziti bën thirrje për pjesëmarrje në panairin e bletarisë
Pas rivotimit në Bujanoc dhe Preshevë, kjo është përbërja e re e kuvendeve komunale

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur në kabinetin e tij disa nxënës të dalluar të gjimnazit “Sezai Surroi”.

Me këtë rast, Arifi është shprehur përmes Facebookut:

Ishte kënaqësi që sot të mirëpres nxënësit e dalluar të gjimnazit “Sezai Surroi”, të cilët me suksesin e tyre po na bëjnë krenarë.

Ana Mustafa, Florent Latifi dhe Dren Aliu janë tre nxënësit që në garat rajonale të lëndës së fizikës të mbajtura në Vranjë më datë 27.03.2022 fituan vendet e para. Një pjesë të suksesit të tyre i atribohet edhe profesorëve të fizikës Vjollca Rexhepi dhe Baki Rexhepi, si dhe drejtorit të gjimnazit Zejni Fejzullahu.

Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të punojë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe është gjithnjë në mbështetje të nxënësve të dalluar.

COMMENTS