HomePolitikë

APN dhe LR në koalicion për parlamentaret

"Sot, në ambientet e Sallës së Konferencave pranë Administratës Komunale të Preshevës, kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi bashkë

Mustafa: Gjykata e Apelit legalizon termin „šiptari“
Kamberi falenderon institucionet e Kosovës rreth përkrahjes për përfaqësim në parlament
Pajaziti kujton protestat studentore

“Sot, në ambientet e Sallës së Konferencave pranë Administratës Komunale të Preshevës, kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi bashkë me Sami Salihun, kryetarin e Lëvizjes për Reforma nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në Zgjedhjet Parlamentare, si vazhdimësi e Marrëveshjes së Tiranës 🇦🇱 të vitit 2020”, njoftoi APN me anë të një kumtese.

“Marrëveshja në parim i përmbahet çdo neni të asaj së vitit 2020, të nënshkruar nga të gjjthë krerët e partive politike të Luginës së Preshevës.

Ndonëse, sot e gjejmë të shkelur Marrëveshjen e Tiranës nga Partia për Veprim Demokratik, e cila me metoda shantazhuese ka marrë peng edhe subjekte të tjera brenda Listës, në mënyrë që kryetari i saj të përmbushë ambiciet e tij dhe të gjenerojë përçarje brenda spektrit politik shqiptar të Luginës.

Marrëveshja e sotme është rikonfirmim i zbatimit të themeleve të marrëveshjes së 2020-tës, në bazë të parimeve të sinkronizuara me shtetin Amë🇦🇱, si udhërrëfyes dhe garancë afatgjate për qasje të unifikuar, ku të gjitha palët pjesëmarrëse të saj ndjehen të barabarta dhe të motivuara në gjithë këtë proces”, thuhet në njoftim.

COMMENTS