HomePolitikë

LR: Bashkëpunojmë vetëm me ata që nuk shkelin marrëveshjet konzesuale

Lëvizja për Reforma-LR me anë të një kumtese për opinion konsideron se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk shpreh konsensusin brenda faktorit

S’ka para: Refuzohen ankesat për subvensione
Vendimi për ndërprerjen e punimeve në Preshevë, reagon Memeti
Shqiprim Arifi: Në Bujanoc po ndryshon demografia

Lëvizja për Reforma-LR me anë të një kumtese për opinion konsideron se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk shpreh konsensusin brenda faktorit politik shqiptar.

LR thekson se do të bashkëpunojë vetëm me ato forca që nuk shkelin marrëveshjen e Tiranës.

Kumtesa e LR-së

Deklarata e sotme e PVD nuk ishte befasi për LR pasi një lëvizje të tillë e kishim paralajmëruar kur bëmë publik qëndrimin tonë mbi gadishmërinë për të marrë pjesë në një listë të përbashkët vetëm sipas termave të marrëveshjes së Tiranës, çka do të thotë pjesëmarrje konsensuale e të gjithë faktorëve shqiptarë në Luginë e për rrjedhojë BASHKIM e jo PERÇARJE.

Kjo deklaratë nuk ka në themel as interesat e Luginës e as strategji gjithpërfshirëse e të mbështetur nga faktorët brenda e jashtë vendit, por ka si pikë referimi interesa e kalkulime të ngushta partiake.

Në këto kushte, ashtu edhe siç kishim paralajmëruar, mbetemi jashtë këtyre llogarive interesash të vogla, dhe vijojmë aksionin tonë politik si LR bazuar në objektivat tona si subjekt në bashkëpunim me këdo që nuk shkel marrëveshjet konsensuale dhe të mbështetura nga të gjithë.

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615