HomeKronikë

Kapet grupi i hajnave në Preshevë

(Foto ilustrim) Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë kanë zbardhur katër vjedhje dhe një vjedhje të rëndë dhe me urdhër të Prokurorisë së Lartë dhe

Musliu takohet me kryeparlamentarin Konjufca
Përse po kujdestaron policia tek Lapidari i „Lleshit“ dhe si dështoi vendosja e flamujve në Tërnoc?(foto)
KKSH kërkon anulimin e vendimit për Fondin e Pakicave Kombëtare

(Foto ilustrim)

Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë kanë zbardhur katër vjedhje dhe një vjedhje të rëndë dhe me urdhër të Prokurorisë së Lartë dhe Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, në procedurë të rregullt do të ushtrojnë kallëzim penal kundër shtatë personave për shkak të dyshimit se kanë kryer këto vepra.

Meshkujt e moshës 29, 26, 20 dhe 18 vjeç, dy 25 vjeçarë, si dhe një i mitur, të gjithë nga komuna e Preshevës, dyshohen se nga nëntori i kaluar deri në fillim të shkurtit të këtij viti, duke përfituar nga mungesa e pronarëve, kanë vjedhur nga oborri dy vetura, pajisje teknike, bizhuteri ari, para dhe gjëra të tjera.

Policia gjeti një veturë dhe shumicën e sendeve të vjedhura ua ktheu pronarëve.

COMMENTS