Në seancën e parë të Kuvendit Komunal për vitin 2022, gjatë periudhës kur pas një debati demokratik-politik të zhvilluar gjatë seancës së Kuvendit
Në seancën e parë të Kuvendit Komunal për vitin 2022, gjatë periudhës kur pas një debati demokratik-politik të zhvilluar gjatë seancës së Kuvendit, këshilltarët e Kuvendit ishin në pauzë në hollin e objektit të Administratës, punëtori i Administratës komunale – Ardian Aliu, përndryshe dhëndrri i zëvendës kryetarit të komunës dhe kreut të PDSH-së Ragmi Mustafa, kërcënon me jetë këshilltarin Altin Boriçi.
Ky nuk është akti i parë i dhunës, që këshilltarët e Alternativës për Ndryshim i ekspozohen gjatë këtyre viteve, edhe pse shumica e tyre janë në moshë të re, por gjatë çdo seance kanë treguar kulturë të lartë politike në debat e qëndrime, ndërkaq gjithmonë kanë qenë shënjestër e sulmeve të pamerituara nga subjektet e vjetra politike (PDSH, PVD), të cilat po vazhdojnë të kultivojnë mentalitetin e dhunshëm që ato i karakterizon.
Pa harruar se jo shumë muaj më parë, gjatë seancës në foltore të Kuvendit, të njejtin kërcënim në formë të dhunshme drejtuar kryetarit të APN-së, Shqiprim Arifi, e praktikoi edhe shefi i këshilltarëve nga radhët e PVD-së, Munir Rexhepi.
Apelojmë tek kryetari i Kuvendit dhe kryeshefi i Administratës komunale, që gjatë seancave të Kuvendit, të ofrojnë siguri dhe atmosferë pune të debatit politik demokratik, në mënyrë që kontributi i çdo këshilltari, të ketë mundësi të jepet në formën më të mirë.
Poashtu, apelojmë në mënyrën më serioze, që të dy subjektet në fjalë të reflektojnë dhe të ndërtojnë frymën e politikbërjes së hapur për dialog dhe të diciplinojnë militantët e aktivistët e tyre, që të mos interferojnë dhe të pengojnë punën e këshilltarëve brenda Kuvendit Komunal.
Preshevë, 11 Shkurt 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim
COMMENTS