HomeMagazinë

Ku janë, ç’farë po bëjnë?

Janari, njihet si muaji i pushimeve dimërore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç nxënësve në shkolla dhe stafit arsimorë, edhe shumë punët

Parregullsi në shkollat e Bujanocit ?
Një delegacion i përfaqësuesve të Luginës udhëtoi drejt SHBA-së
700 maska për nxënësit e Sh. F. „ M.Kadriu „ në Tërnoc

Janari, njihet si muaji i pushimeve dimërore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç nxënësve në shkolla dhe stafit arsimorë, edhe shumë punëtorë dhe sipërmarrës vendosin që për muajin më të ftohtë të vitit të marrin ca ditë pushimi.

Si duket ngjashëm ka ndodhur edhe me dy figurat më të përfolura politike të dy dekadave të fundit në Luginë, Nagip Arifin dhe Shaip Kamberin.

Një pjesë të këtij muaji, kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, e ka kaluar në Sandanski të Bullgarisë, vend ky i njohur për posedimin e banjave dhe burimeve tjera termominerale me veti terapeutike.

Arifi, shoqërohej nga bashkëshortja e tij ndërsa në këtë qendër bullgare preferon të qëndrojë secilin vit.

Nga ana tjetër, deputeti popullor, Shaip Kamberi, kësaj here ka zgjedhur të bëjë një vizitë më specifike.

Ai po qëndron në Arabinë Saudite dhe është duke i kryer ritualet në kuadër të programit “Umre”.

Merret vesh se Kamberi është në shoqëri të imamit të njohur Vesim Avdiu si dhe disa bashkëvendasve të tjerë.

Derisa Arifi ka publikuar një fotografi nga qëndrimi në Bullgari, Kamberi nuk ka ndarë deri më tash ndonjë përshtypje nga vizita në Arabinë Saudite.

 

 

COMMENTS