HomeNë fokus

KOMUNA E BUJANOCIT NDANË 770.000 DINARË PËR 70 FËMIJË ME NEVOJA TË VEÇANTA

"Në pragë të Vitit të Ri 2022, komuna e Bujanocit ka ndarë 770.000 dinarë për 70 nxënës me nevoja të veçanta, të cilët ndjekin mësimet në Entin Pa

Bislimi pret nê takim deputetin Kamberi
K.B.I. Bujanoc: Në xhami 10 minuta para Bajramit
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Katër ditë, tre incidente (pjesa 24)  

“Në pragë të Vitit të Ri 2022, komuna e Bujanocit ka ndarë 770.000 dinarë për 70 nxënës me nevoja të veçanta, të cilët ndjekin mësimet në Entin Parashkollor, shkollat fillore dhe të mesme.”, njofton faqja zyrtare e komunës në Facebook.

“Shpërndarjen e tyre, sot e ka bërë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi së bashku me kryeshefin për arsim Fejzi Beqiri, të cilët përveç shumës prej 11.000 dinarë për çdo fëmijë, kanë shpërndarë edhe pako me dhurata, të cilat janë donacion nga Kompania e Sigurimeve “Dunav Osiguranje”.

Kjo është vetëm vazhdimësi e përkudesjes ndaj kategorisë me nevoja të veçanta, përndryshe, projekti i angazhimit të asistentëve personal në institucionet arsimore është më i rëndësishmi për këta fëmijë.

Asistentët personal do të vazhdojnë punën e tyre edhe në vitin e ardhshëm, derisa komuna për këtë qëllim ka ndarë rreth 15 milionë dinarë”, përfundon njoftimi.

COMMENTS