HomeShoqëri

Arifi për vizitë tek motra e Sezai Surroit

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka vizituar sot motrën e Sezai Surroit, Hadije Surroi Morina. Në këtë vizitë, Arifi shoqërohej ng

Me kërkesë personale, testi për koronavirus edhe në Vranjë
Ja nga sa deputet do të marrin subjektet në Kosovë
NËSE KY NJERI NUK DO EKZISTONTE, DO DUHEJ SHPIKUR

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka vizituar sot motrën e Sezai Surroit, Hadije Surroi Morina.

Në këtë vizitë, Arifi shoqërohej nga shefi i kabinetit të tij, Sali Salihi dhe shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

„Pas disa takimeve zyrtare që zhvillova në Beograd, së bashku me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z. Jetish Jasharin gjetëm kohë që ta vizitojmë në shtëpinë e saj znj. Hadije Surroi Morina, motrën e Sezai Surroit.

Është një emocion i veçantë kur takon një grua intelektuale, e cila është ngushtë e lidhur me Bujanocin, dhe sa herë që takohemi jep diçka me vlerë për shkollën e mesme “Sezai Surroi”. Kësaj here, znj. Hadije për ta pasuruar bibliotekën e shkollës së mesme dhuroi 600 libra“, ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS