HomeNë fokus

Salihi flet për sfidat e të rinjve në Luginë

Qyteti i Shkupit, gjegjësisht komuna e Çairit ishte nikoqir i radhës i takimeve të LDA Ballkan. Për të paraqitur pikëpamjet rreth problematikav

Tërnoci bëhet me një inxhinier të ri në Zvicër
Pse dështoi sot mbledhja në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH)
Ruzhdi Halili merr timonin e Komunalisë

Qyteti i Shkupit, gjegjësisht komuna e Çairit ishte nikoqir i radhës i takimeve të LDA Ballkan.

Për të paraqitur pikëpamjet rreth problematikave të të rinjve në Luginë, audiencës iu është drejtuar edhe shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Sali Salihi.

Përmes një postimi në Facebook, Salihi theksoi se ky ishte një nder i madh për të meqë kishte rastin të elaboroi rreth zhvillimeve në Luginë, përkatësisht tematikave që preokupojnë të rinjtë.

„Nder i madh që të jem folës në konferencën e organizuar nga Leadership Development Association Balkan – dega në RMV, ku pata rastin para audiencës të paraqes problemet dhe sfidat që të rinjtë e Luginës përballen çdo ditë.

Falemnderoj nikoqirin Komunën e Çairit dhe miqtë e mi nga LDA Balkan në Maqedoninë e Veriut për ftesën“,shkroi Salihi në Facebook.

Konferenca e radhës e LDA Ballkan do të mbahet më 18 dhjetor në Prishtinë.

COMMENTS