HomeSport

ZYRA PËR TË RINJ ORGANIZON TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL

Zyra për të Rinj në Bujanoc organizon turnirin e shumëpritur në futboll të vogël për vitin 2021. Turniri do të fillojë më 13 Dhjetor 2021 dhe d

Marrëveshja e sotme defilim politik për një grusht votash
Mustafi: Dyfishim i Fondit për Luginën
Sallamadi nē “Naim Frashēri” tē Bujanocit, nxēnēsit s’e dinē kē e kanē mēsues!

Zyra për të Rinj në Bujanoc organizon turnirin e shumëpritur në futboll të vogël për vitin 2021.

Turniri do të fillojë më 13 Dhjetor 2021 dhe do të zgjasë deri më 25 Dhjetor 2021.

Numri i ekipeve është i kufizuar, kurse çmimi për ekip është 6000 dinarë. Afati për paraqitjen e ekipeve është nga sot e deri më 10 Dhjetor 2021 në ora 20:00. Shortet hudhen më 12 Dhjetor prej orës 12:00 tek Zyra për të Rinj në Bujanoc.

SISTEMI I TURNIRIT:

Ekipi përbëhet prej 10 lojtarëve,kurse loja zhvillohet me sistemin 4+1. Në ndeshje mund të luajnë vetëm ata të cilët janë të paraqitur në listën e ekipit të tyre.

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir mund të paraqiten tek Zyra për të Rinj (deri në ora 19:00), dhe në këta numra të telefonit:
0629683185 – Dardan Shaqiri
0628658118 – Arbnor Sadriu

Pagesa duhet të kryhet në kohën kur ekipi kryen regjistrimin dhe plotëson formularin e nevojshëm për pjesëmarrje në turnir.p

COMMENTS