HomeKulturë

NË PRESHEVË MBAHET MANIFESTIMI “NËNTORËT E LAVDISË…

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u mbajt Manifestimi i përvitshëm poetik “Nëntorët e lavdisë” organizuar nga Sho

Zbuten masat: Kafiteritë dhe restorante deri në mesnatë
GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR
KSHL kërkon rivotim në Tërrnoc

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u mbajt Manifestimi i përvitshëm poetik “Nëntorët e lavdisë” organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.
Manifestimin e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi, i cili, pasi foli në pika të shkurtra për 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, ua uroi festën dhe i falënderoi për pjesëmarrje në Manifestim, pastaj, fjalën përshëndetëse e mori z. Reshat Neziri, drejtori i Bibliotekës, i cili po ashtu ua uroi Festën e Flamurit të pranishmëve.Për t’i përshëndetur të pranishmit doli edhe z/v kryetari i komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa.
Pjesë e këtij Manifestimi ishte përurimi i librit, i poetit Avni Shaqiri, me titull “Marsho vargu im” përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”.
Për librin foli redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili bëri një vështrim të thukët për librin, mandej para të pranishmëve u lexua edhe pasthënia e recensentit të librit, Sevdail Hyseni.
U lexuan edhe poezi nga libri, ndërsa, autroi i librit, poeti Avni Shaqiri, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të tij dhe foli pakashumë për librin dhe frymëzimet e tij.
Pas përurimit të librit u mbajt ora letrare në të cilën lexuan poetët e pranishëm: Bilall Maliqi, Avni Shaqiri, Valbona Hasani, Emine Murseli, Hyrije Jusufi, Fehmi Ramadani, Tomor Kelmendi, Elton Mehmeti, dhe Maida Salihu.
Në fund për të pranishmit u shtrua një drekë, te restoranti “Llozana 2016, në Preshevë.

Bilall Maliqi, kryetar

COMMENTS