Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim për zbutjen e disa masave kufizuese që ishin sjellur në seancën e fundi
Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim për zbutjen e disa masave kufizuese që ishin sjellur në seancën e fundit.
Kështu, nga dita e nesërme, 22.08.2020, hyn në fuqi vendimi i cili parasheh që objektet hotelierike: kafiteritë, restorantet, klubet e natës.. mund të punojnë deri në ora 23:00 e mbrëmjes( si brenda ashtu edhe jasht ), ndërsa kufizimi i orarit zgjat nga 23:00-06.00.
Sipas vendimit, edhe objektet e lojërave të fatit mund të punojnë deri në ora 23:00.
Shtabi ka vendosur që tregjet edhe kësaj here të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa komandanti i Shtabit, Nagip Arifi, ka theksuar se vendimi për hapjen e tregut do të pasojë shumë shpejt duke shpresuar në përmirësimin e situatës epidemiologjike, raporton FOLonline.
COMMENTS