HomeNë fokus

Çfarë solli dialogu shoqëror “Plani 7 pikësh-arsimi”?

Foto: OSBE Serbia Në ambientet e fakultetit ekonomik në Bujanoc, sot është zhvilluar dialogu shoqëror me temë “Plani shtatë pikësh-arsimi”.

Pasivizimi i adresave në Luginë: Cakaj kërkon përfshirjen e Këshillit të Evropës
Ftesë për trajnim
Kolegji Universum 30 bursa për studentët nga Presheva dhe Bujanoci

Foto: OSBE Serbia

Në ambientet e fakultetit ekonomik në Bujanoc, sot është zhvilluar dialogu shoqëror me temë “Plani shtatë pikësh-arsimi”.

Pjesë e tryezës ishin zv/ kryeministri serb dhe Ministër i arsimit, Branko Ruzhiq, ministrja për  Dialog Shoqëror dhe Pakicat, Gordana Çomiq, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu dhe përfaqësues të Trupit Kordinues.

Pas takimit të cilin e quajti pozitiv, ministrja Çomiq shfaqi shpresën se deri në vitin ardhshëm shumë probleme në arsim do të zgjidhen.

Ajo përmendi çështjen e teksteve mësimore dhe  liçencimin e punonjësve arsimor ndërsa theksoi se çështja e njohjes së diplomave është problem i një procesi tjetër për të cilin tha se duhet më tepër kohë.

Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa tha se dialogu i sotëm dallon për nga ai i Brukselit për të cilin shqiptarët e Luginës duhet të jenë pjesë e procesit.

Mustafa tha se problemet e arsimit, sidomos çështja e teksteve duhet të zgjidhet shpejt, po aq sa edhe temat tjera të parapara në “Planin 7 pikësh”.

Kryëtari i KKSH-së shtoi se për të dialogur për këto çështje u desh të kalojnë më tepër se 8 vite që kur qeveria serbe ka aprovuar këtë plan.

Shefi i OSBE-së në Beograd, Jan Braathu, u shpreh i lumtur për nisjen e këtij lloji të dialogut.

Ai tha se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës por u shpreh se është mirë që po ngritet mirëbesimi.

Braathu deklaroi se është optimist se shumë çështje nga “Plani 7 pikësh “ do të gjejnë zgjidhjen.

COMMENTS