HomeShoqëri

MUSTAFA: GRATË E LUGINËS PËRBALLEN ME PAMUNDËSI TË PAMERITUARA

Kryetari i KKSH-sè, Ragmi Mustafa, ka zgjedhur një dedikim tjetër për të uruar 8 Marsin, dhe këtë e ka bërë duke zgjedhur si protagoniste punonjës

Diplomati i SHBA-së takohet me Ramadanin
Zgjidhet përbërja e re e Komisionit Komunal Zgjedhor
APN dhe UDSH bashkë kundër pushtetit

Kryetari i KKSH-sè, Ragmi Mustafa, ka zgjedhur një dedikim tjetër për të uruar 8 Marsin, dhe këtë e ka bërë duke zgjedhur si protagoniste punonjësen e institucionit që ai drejton.

Postimi i Mustafës:

GRATË E LUGINËS PËRBALLEN ME PAMUNDËSI TË PAMERITUARA

Pavarësisht zhvillimeve përparimtare, të drejtat e grave dhe barazia gjinore, mbeten edhe më tej pjesë e angazhimeve në vete për të gjithë.

Përpjekja për më shumë barazi, duhet të shpie në përparim të mëtejmë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka qenë i përkushtuar në këtë drejtim. I jam shumë mirënjohës për angazhimin e tyre gjitha grave në KKSH, në impenjimin për të vendosur sa më shumë drejtësi.

Kësaj radhe dua të i shpreh falënderimet e mia për Leonora Muratin e cila me shumë impenjim përkujdeset ndaj KKSH-ës.

Leonara si grua e përkushtuar dhe nënë e dedikuar me shumë dashuri ndaj dy vajzave të saj, është edhe modeli përfaqësues i shumë grave në Luginën e Preshevës.

Leonora ia ka dal ashtu siç ia kanë dalë nënat e Luginës edhe pse të kushtëzuara nga pamundësitë e pa merituara, e nga diskriminimi i shumëfishtë i shteti.

Ajo i ofron dashuri të pa kusht familjes, edukon vajzat, e mbi gjitha angazhohet me shumë pozitivitet e energji në punë.

Urime Leonora 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Uroj të gjitha gratë e në veçanti gratë shqiptare që me guxim e forcë përballen denjësisht me sfidat në Luginën e Preshevës.

Gëzuar 8 Marsit!

COMMENTS