HomeNë fokus

Kamberi: Buxhetimi të shoqërohet me një organ qeveritar për Luginën

  Deputeti popullor, Shaip Kamberi, pasi ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për buxhetimin për Luginën ka kërkuar që Prishtina

Cilat ditë do të ketë përsëri reshje dhe si do të jetë moti?
Pajaziti takon ambasadorin Hasani
KRZ hedh poshtë ankesat e KLSH-së

 

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, pasi ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për buxhetimin për Luginën ka kërkuar që Prishtina zyrtare të formojë një organ të posaçëm qeveritar që do të merrej me këtë rajon.

Postimi i Kamberit:

𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞𝐬 𝐭ë 𝐬𝐡𝐨𝐪ë𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐫𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫

Vendim pozitiv buxhetimi prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës në Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Plotësimi i kësaj kërkese dhjetëvjeçare të përfaqësuesve institucional dhe politik të Luginës së Preshevës është i rëndësishëm sepse shmang vendimet ad hoc qeveritare.

Më e rëndësishme se shuma financiare është qasja shtetërore dhe institucionale, si në rastin e buxhetimit shtetëror.

Besojmë se ky buxhetim do të shoqërohet me hartimin e një Plani dhe Programi shtetëror së bashku me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, si dhe me funksionalizimin e një organi qeveritar për Luginën e Preshevës.

Këto janë politika dhe praktika që zbatohen nga shtetet demokratike dhe anëtarë të Bashkimit Evropian.

COMMENTS