HomeSport

A ka ardhur koha për fitore?

Nesër (e diel), ora 14.30 Tërnoci-Allakinca Futbollistët e Tërnocit do të ndeshen nesër në terren të vet me skuadrën e Allakincës (komuna e

Çifti nga Bujanoci e Presheva, doktorojnë në të njejtën ditë në Universitetin e Zagrebit
Kërkohet deklarim i krerëve të institucioneve
Ambasada e Shqipërisë në Beograd përshëndet motoristët e “Bijtë e Luginës” për udhëtimin në këtë shtet

Nesër (e diel), ora 14.30

Tërnoci-Allakinca

Futbollistët e Tërnocit do të ndeshen nesër në terren të vet me skuadrën e Allakincës (komuna e Surdulicës) në kuadër të xhiros së dhjetë kapionale të Ligës zonale „Jug“.

Pas një sërë barazimesh dhe humbjes së xhiros së fundit, „Agallarët“ shihen si favorit në këtë ndeshje, me ç’rast kanë rastin që me tre pikë të reja të bëjnë ngritje në tabelën e klasifikimit.

Pas nëntë xhirove të zhvilluara, Tërnoci ndodhet në pozitën e 9-të me 10-të pikë te grumbulluara me nga dy fitore, katër barazime dhe tre humbje.

Në anën tjetër, mysafirët nga Allakinca janë në pozitën e 13-të me 8 pikë nga një fitore, pesë barazime dhe tre humbje.

COMMENTS