Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të kenë një qasje më serioze ndaj Luginës. Përmes një postim
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të kenë një qasje më serioze ndaj Luginës.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka bërë disa krahasime midis angazhimit të deritanishëm të këtyre dy qeverive në raport me qasjen e qeverisë serbe për serbët në Kosovë.
Postimi i Kamberit:
Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës :
– Nuk kanë platformë dhe program shtetëror
– Nuk ndajnë buxhet të rregullt
– Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar
Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :
– Ka platformë dhe program shtetëror
– Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).
Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :
– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.
– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas.
COMMENTS