HomeNë fokus

Presidenti i Shqipërisë dekoron Ridvan Qazimin- Komandant Lleshin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar sot në Tiranë me një dekret të veçantë , Ridvan Qazimin-komandant Lleshin. Dekora

Kompania TURKER nga Stambolli dhuron 525 kontejnerë për komunën e Bujanocit
MUSTAFI:LUGINA DUHET TË JET PJESË E MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI
Arrestohen përgjegjësit e “Komunalisë”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar sot në Tiranë me një dekret të veçantë , Ridvan Qazimin-komandant Lleshin.

Dekorata mbanë titullin “ Dekorata e artë e shqiponjës “ dhe i dedikohet Ridvan Qazimit për kontributin e dhënë për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Në tekstin e dekoratës ndër të tjera, komandant Lleshi cilësohet si prijës, organizator dhe frymëzues i shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në emër të familjarëve, dekoratën nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e kanë pranuar djali i komandantit Leventi dhe i vëllai, Izet Qazimi.

“ Ky është një nder i lartë për veprën e komandantit, për familjen tonë por edhe për të gjithë shqiptarët e Luginës “, është shprehur gjatë ceremonialit, Levent Qazimi.

 

 

 

COMMENTS