HomePolitikë

Akri Çipa: I domosdoshëm reciprociteti mes serbëve të Kosovës me shqiptarët e Luginës

I ftuar së fundmi në televizionin A2 për të diskutuar mbi vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurit në Francë dhe takimin me Macron, eksperti

Falja e Bajramit nga Xhamia e Strugarëve LIVE në transmetim
APN kërkon transparencë nga pushteti lokal në Bujanoc
700 maska për nxënësit e Sh. F. „ M.Kadriu „ në Tërnoc

I ftuar së fundmi në televizionin A2 për të diskutuar mbi vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurit në Francë dhe takimin me Macron, eksperti i mirënjohur shqiptar për çështjet e Ballkanit dhe Lindjes se Mesme, Akri Çipa, ka përshëndetur qëndrimin e Kurtit mbi reprocitetit mes serbeve të Kosovës dhe shqiptarëve të Serbisë.

“Mendoj se pretendimi i z.Kurti për çështjen e pakicave është një pretendim jovetem korrekt, por edhe shumë i drejtpërdrejt. Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë garanci më të madhe për pakicat e serbeve në Kosovë në raport me pakicat shqiptare në Serbi. Mendoj se gjithmonë pretendohej për rrezikimin e pakicave serbe në Kosovë, duhet parë dhe kushtet diskriminuese në të cilat jetojnë shqiptarët në Buajnoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe qëndrimi i Kurtit për të baraspeshuar këto situata është më se i korrekt”, ka deklaruar eksperti i çështjeve dhe Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, Akri Çipa.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni interviste e tij të plotë në linkun e bashkëlidhur:

COMMENTS