HomeAktuale

Musliu kujton ditën e çlrimit të Kosovës

Zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe kryetar i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka kujtuar 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s

APN: Bashkëpunëtorët e ish kryetares së komunës keqpërdorën buxhetin duke ngrënë e pirë në kafene
Pajaziti: A jeni me shku prap në zgjedhje?
Bursa për nxënës të shkollave të mesme

Zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe kryetar i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka kujtuar 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s e që njihet edhe si Dita e çlirimit të Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Musliu ka publikuar edhe një foto së bashku me babain e tij tashmë të ndjerë, Jonuz Musliu, i cili mbante uniformë të UÇK-së.

Postimi i Musliut:

22 vjet nga dita e çlirimit.

Çmimin e lirisë, e vulosën dëshmorët dhe çlirimtarët. Sepse betejat e tyre ishin për lirinë e popullit dhe ngritjen e çështjes kombëtare.

Edhe pas 22 vitesh, Kosova Lindore është duke vazhduar betejat, për liri e të drejta kombëtare, deri në arritjen e aspiratave kombëtare.

P.s. Në foto jam me Babin dhe Lirim Jasharin në Kleçkë. Babi nën uniformën e UÇK-së në Përvjetorin e parë të “Ismet Jasharit – Komandant Kumanova”

 

COMMENTS