Foto: Bujanovaçke Me një sërë aktivitetesh, sot është duke u shënuar 950 vjetori i themelimit të Manastirit Prohor Pçinjski. Përveç krerëve
Foto: Bujanovaçke
Me një sërë aktivitetesh, sot është duke u shënuar 950 vjetori i themelimit të Manastirit Prohor Pçinjski.
Përveç krerëve të Kishës Ortodokse Serbe, në manifestim po marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministra nga kabineti qeveritar por edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.
Edhepse ky manastir ndodhet në territorin e komunës së Bujanocit, askush nga krerët e pushtetit lokal nuk është ftuar në këtë përvjetor.
“Nuk kemi pranuar asnjë ftesë zyrtare “, i’u është thënë FOLonline nga kabineti i kryetarit të komunës.
Ndërkohë, para të pranishmëve, me një fjalim është paraqitur edhe presidenti Vuçiq.
Ai ka folur për raportet rreth Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë.
Duke u fokusuar për gjendjen në Bujanoc, Vuçiq ka theksuar se duhet bërë çmos që qytetarët nga këtu mos të shpërngulen.
Sipas mediave serbe, presidenti i Serbisë ka potencuar se duhet ringjallur Banjën e Bujanocit dhe fabrikën Gumoplastika.
Me rastin e një vizite të realizuar dy vjet më parë, në Bujanoc, Vuçiq kishte paralajmëruar vënien në funksion të thertores Jugokop.
Në kishën e Bujanocit, pasdite ka arritur patrijarku serb, Porfirije.
COMMENTS