HomeOpinion

Kush fitoi dhe humbi në Preshevë?!

Shkruan:Naser Pajaziti Në Preshevë në këtë të diele të fundit të Ramazanit u kurorëzua koalicioni qeverisës për pushtetin lokal, pas zgjedhjeve

KKSH dhe “Mjekët e Luginës” për hapjen e spitalit
Edhe këtë vit subvencione për rehabilitim energjetik
Nehat Aliu merr drejtimin e Qendrës Sportive në Bujanoc

Shkruan:Naser Pajaziti

Në Preshevë në këtë të diele të fundit të Ramazanit u kurorëzua koalicioni qeverisës për pushtetin lokal, pas zgjedhjeve të marsit.

Koalicioni është kopjim i modelit apo standardit të qeverisjes së fundit në Kosovë, pasi që u refuzua dhe u (vetë)përjashtua Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, e cila doli fituese me rezultat bindshëm larg partive tjera, gjegjësisht katër partive PDSH, PVD dhe UDSH, që sot lidhën marrëveshjen e koalicionit.

Një koalicion më tepër pazaresh se kush çka përfiton nga koskat e pushtetit, me shumë zëvendës e ndihmës kryetarë, shefa, pak drejtorë e ndonjë copë tjetër e imët pushteti “tek tuk”.

Konglomerat i gjithë kësaj ishte ndarja e interesave individuale dhe klanore, duke ia përmbush apetitet aty këtu disa individëve. Por qytetarët nuk panë se çka fitojnë me këtë koalicion, çka ishte shkruar për jetën e tyre, çka do bëhet përballë Beogradit e shumë dilema e probleme tjera.

Në mozaikun e këtij koalicioni, subjekti i ri Lëvizja për Reforma duket të jetë humbësja më e madhe në këto pazare.

Kreu i këtij subjekti Sami Salihu një politikan premtues në Luginën e Preshevës sot e dogji karrierën e tij politike duke i zgjatur jetën në skenën politike Ragmi Mustafës dhe Ardita Sinanit, që me humbjet e tyre në zgjedhjet e fundit duhej të dorëhiqeshin.

Sami Salihu dhe LR ishte subjekti i vetëm që shënoi rritje në zgjedhjet e marsit si alternativë dhe kartë fituese kishte shkuarjen e komunës në zgjedhje të reja dhe se ato me shumë gjasë do ta nxirrnin ate në subjektin e dytë duke i çuar në pension politik, Ragmi Mustafën dhe Ardita Sinanin.

Sami Salihu përpiu lehtë fjalët e rënda ndaj ish-shefit të tij partiak, Ragmi Mustafa, të cilit i thoshte “Hajn tipik, e hajn klasik”, e shumë etiketime e akuza për korrupsion dhe keqpërdorime, derisa kurrë nuk ka dhënë ndonjë arsye të fortë për prishjen e koalicionit qeverisës me Shqiprim Arifin dhe APN, raportet mes të cilëve më tepër ishin inatçore.

Qeverisja e re në Preshevë do të përballet me sfida të mëdha, duke u nisur nga raportet brenda një qeverisje me interesa të ndara mes katër partive, që mund të shpërthejnë në padurueshmëri dhe konflikte. Pikërisht kjo është pika e dobët e kësaj qeverisje dhe interesat e shumëta mund të shpërthejnë.

Sfida e dytë është se si do ti rrihet karshi Beogradit. Dhe pika e parë duhet të jetë beteja praktike dhe më pak retorike kundër planit të pasivizimit.

Janë edhe shumë probleme tjera me shumë pyetje e pikëpyetje se cilat janë afatet dhe planet karshi Serbisë, dialogu me Kosovën dhe kërkesat bindëse ndaj Tiranës dhe Prishtinës, pasi që ky rajon tashmë po shkon drejt një humnere fatale dhe rrethi çdo ditë më të shtrënguar nga Beogradi.

Autori është redaktor i Agjencisë së Lajmeve Ina-Online

COMMENTS