HomeNë fokus

Ramadani: Organet shtetërore ta rrespektojnë gjuhën shqipe

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, në emër të këtij institucioni ka kërkuar nga organet shtetërore të shtrira në këtë rajon

Normalizohet furnizimi me ujë të pijshëm në Bilaç dhe Konçul
KKSH falenderon Ministrinë e Shëndetësisë për specializantët nga Lugina
Hapet zyra e KKSH-së në Medvegjë

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, në emër të këtij institucioni ka kërkuar nga organet shtetërore të shtrira në këtë rajon ta rrespektojnë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Ramadani i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të insistojnë në shfrytëzimin e të drejtës së tyre duke cituar edhe Ligjet aktuale që janë në fuqi.

Postimi i Ramadanit:

 

Kuvendi Komunal, i ka dërguar shkresa zyrtare të gjitha institucioneve shtetërore që kanë degët apo filialet e tyre në Bujanoc dhe Enteve Publike,themelues i të cilave është kuvendi, me të cilat ka kërkuar informacione lidhur me përdorimin e dygjuhësisë në punën e tyre dhe komunikimin me palët në procedurë.

Kjo shkresë është dërguar duke pasur parasysh rëndësinë e realizimit të kësaj të drejte për shqiptarët, pasi që kemi pengesa të shumta në këtë drejtim.

Ligjin mbi Përdorimin  Zyrtar të Gjuhëve dhe Shkrimeve, më saktësisht nenin 1, pikën 3 të këtij ligji ku parashihet se “Në rajonet e Republikës së Serbisë, ku jetojnë anëtarët e pakicave kombëtare janë në përdorim zyrtar në të njejtën kohë me gjuhën serbe edhe gjuhët dhe shkrimet e pakicave kombëtare.”

Edhe me Statutin e Komunës së Bujanocit e edhe me Vendimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit mbi Përdorimin Zyrtar të Gjuhëve në Komunën e Bujanocit të miratuar në korrik të vitit 2014, parashihet se gjuha shqipe është në përdorim të barabartë zyrtar me gjuhën serbe.

Andaj, të gjithë qytetarët e komunës sonë, duhet ta kërkojnë këtë të drejtë, të garantuar me ligjet dhe aktet tjera në fuqi.

COMMENTS