HomeSport

Rikthehen emocionet e futbollit në TV Spektri

Me fillimin e sezonit pranveror në Ligën Rajonale të futbollit do të rikthehen edhe emocionet pranë ekraneve televizive. TV Spektri ka njoftuar

KRENARI PËR KLUBIN ELITA – LOJTARJA NEJIRA ZEQIRI ZGJIDHET NË KAMPIN NACIONAL TË FBK-së
KKSH tubon drejtorët e shkollave, temë bisede viti i ri shkollor
Ndërron jetë eddhe personi i dytë i aksidentuar në Lluçan

Me fillimin e sezonit pranveror në Ligën Rajonale të futbollit do të rikthehen edhe emocionet pranë ekraneve televizive.

TV Spektri ka njoftuar se do t’i transmetojë ndeshjet e KF Tërnoci edhe në këtë gjysëm stinor dhe se tashmë janë duke u bërë përgatitjet finale.

Shikuesve do t’i ofrohet një format i pasur televiziv me transmetime direkte të ndeshjeve të klubit të tyre të zemrës, qoftë si vendës ashtu edhe si mysafirë.

TV Spektri edhe gjatë sezonit vjeshtor ka transmetuar gati të gjitha ndeshjet e KF Tërnoci, i cili pjesën e parë të kampionatit e mbylli me pikët maksimale të fituara, gjithsejt 30.

„Agallarët“ tanimë janë duke i kryer përgatitjet për stinorin pranveror me qëllimin e vetëm, marshimin drejt Ligës Zonale.

COMMENTS