HomeNë fokus

Kamberi: Ja pse votova kundër Qeverisë së re

Deputeti shqiptar në Parlament, Shaip Kamberi, ka votuar kundër Qeverisë së re në Serbi. Ndërkohë, ai ka pasur një fjalim ku ka arsyetuar këtë

ZYRA PËR TË RINJ ORGANIZON TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
Rruga Tërnoc- Breznicë përsëri e kalueshme
BE e gatshme t’i ndihmojë Bujanocit

Deputeti shqiptar në Parlament, Shaip Kamberi, ka votuar kundër Qeverisë së re në Serbi.

Ndërkohë, ai ka pasur një fjalim ku ka arsyetuar këtë qëndrim duke përmendur edhe shkaqet.

Fjalimi i Kamberit:

Fjalim me rastin e zgjedhjes së Everisë së Serbisë.

Zonja dhe zotërinjë,

As 23 vjet të angazhimit tonë politik që nëpërmes dialogut me qevrrinë qendrore në Beograd të zgjidhim problemet jetësore, nuk kanë dhënë rezultat. Si pasojë e kësaj kemi:

• Shkallën e ulët të përfaqësimit të shqiptarëve në organet shtetërore dhe institucionet publike,
• Militarizim të lartë të rajonit (48 minibaza në Zonën Tokësore të Sigurisë kryesisht nëpër vendbanimet shqiptare),
• Varfëri dhe zhvillim të ulët ekonomik,
• Diplomat e Kosovës nuk njihen,
• Pasivizimi si proces i shpopullimit të Luginës nga shqiptarët vazhdon. Kjo dukuri është përmendur edhe në raportin e fundit të DASH.
• Albanofobia, gjithmonë në rritje, nga e cila nuk është kursyer as mandatari, sikurse
• Ndalimi me ligj i përdorimit zyrtar të simboleve kombëtare si mohim i idëntittetit, dhe dënimi i gjithë atyre që e përdorin si formë e presionit politik dhe diciplinimit.

Në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevss Republika e Serbisë nuk respekton as të drejtën e brendshme e as konventat ndërkombëtare.

Të dfrejtat e pakicave janë pjesë përbërëse e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa pjesmarrja efektive e pakicave në vendimmarrje paraqet thelbin e shoqërisë demokratike e paqësore.

Në përputhje me këtë, në çdo komunikim me Beogradin zyrtar kemi kërkuar ndërmarrjen e masave afirmative që do të eliminonin pengesat ekonomike, sociale, politike që pengojnë pjesmarrjen efektive të pakicave në vendimmarrje.

Kemi kërkuar:

1. Realizimin e pakusht të Planit shtatë pikësh.
a) Tema qendrore e tij është pjesmarrja e barabartë dhe adekuate në strukturat e organeve shtetërore.
b) Parakusht për këtë është njohja e Diplomave nga Kosova.

2. Ndërprerjen e procesit selektiv dhe etnikisht të motivuar të pasivizimit dhe kthimin e adresave të të pasivizuarëve.
3. Aprovimin e Ligjit të ri për të drejtat dhe liritë e pakicave.
4. Ndryshimet adekuate në Ligjin për territorin dhe selinë e gjykatave dhe prokurorive.
5. Ndryshime t e Ligjit për përdorim zyrtarë të simboleve kombëtare,
6. Ndërmarrjen e masave speciale për zhvillim ekonomik, duke ngritur buxhetin e Trupit koordinues për projektet kapitale, subvencionim të bujqësisë dhe biynesit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sikurse edhe privatizimin e Banjës së Bujanocit.

Por edhe pas 23 vjet të angazhimit tonë politik dhe 12 vjet të qeverisjes së SNS, Presheva, Bujanoci e Medvegja mbeten komunat më të pazhvilluara në Serbi.
Mandatari theksoi se qeveria e propozuar është inkluzive (sepse 3 nga 31 ministër janë nga radhët e pakicave). Formalisht mund të duket ashtu, por Republika e Serbisë dhe organet e saj shtetërorë mbeten ekskluzive-vetëm për qytetarët e rendit të parë, të popullit shumicë, më sakt për pjesëtarët e SNS.

Sa janë të integruar shqiptarët flasin të dhënat tabelare që do tia përcjell kryeministrit të ri, sepse këtu koha nuk më premton t,i prezentoj ato këtu.

As në programin e ri të qeverisë nuk pashë diçka serioze rreth pakicave.

Ajo që u vërenjtë është se kandidati për KM, të drejtat e pakicave i thjeshtoi në të drejtën për „lutje fetare dhe ezanin nëpër xhami“ . As edhe një fjalë të vetme për të drejtën e pakicave për integrim të barabartë.

Mendoj se Serbisë, sot, i duhet një qeveri që respektimin e të drejtave të pakicave e sheh thelbësorë në programin e vet e jo si koncept imperial të Perëndimit. I duhet qeveri për të integruar pakicat në Serbinë heterogjene dhe për të ndërprerë politikën e penguar integrimit pakicës së saj në shtetet përreth.

U tha se kjo do të jetë qeveri e kontinuitetit. Për ne kontinuiteti do të thotë vazhdim të diskriminimit, pasivizimit, mosintegrimit.

Për hirë të perspektivës së saj evropiane Serbia ka nevojë për qeveri të diskontinuitetit të plotë me të kaluarën.

Nuk i duhet qeveri që konfrontohet me Evropën. I duhet qeveri që ndërton shoqërinë me konceprin e demokracisë liberale perëndimore e jo qeveri që e thellon autoritarizmin e konzervativizmin dhe nacionalizmin agresiv.

Kontinuiteti në politikën e jashtme do të thotë të vazhdoni të ekuilibroni mes nevojave strategjike me Perëndimin dhe emocioneve destruktive me Lindjen. Ku do ta çoni vendin është përgjegjësi e juaja. Por nuk mundem që në këtë rast të mos citoj ish Komisionerine BE për zgjerim, Oli Ren, i cili në një rast kishte thënë: „Në përqafimin e Ariut (Rusisë) mund të jetë ngrohtë, por mos harroni sa lehtë mund të ngulfateni nga dashuria e tij“.

Politika e juaj rreth Kosovës është jorealiste dhe dogmatike.
Refuzoni të respektoni Marrëveshjet e arritura. Mohoni parimin elementar në marëdhëniet ndërkombëtare „Pacta sunt servanda“.

Kandidati për KM foli për Kosovën dhe kryeministrin e saj me tone negative.

Pse nuk tha as edhe një fjalë të vetme për sulin terrorist në Banjska. Pse nuk përmendi krimet serbe në Kosovë? Pse nuk përmendti kamionat frigorifer, të cilët në tentativë të fshehjes së krimveve, kishin transportuar trupat e civilëve të vrarë shqiptarë nga forcat serbe, nëpër lokacionet e ndryshme nëpër Serbi.

Politika imperialiste ndaj Kosovës, ajo që tenton të rrënojë Bosnjën e Dejtonit dhe destabilizimin e Mal të Zi nuk meriton përkrahje.

Sot, Serbia është larg të qenit demokraci moderne. Republikë e qytetarëve të barabartë.
Në Serbinë e sotme është vështirë të jesh opozitarë, të kesh mendim të lirë, të jesh pjesëtarë i pakicës e mës së vështiri është të jesh shqiptar.

Për këto arsye jam deklaruar kundër qeverisë.

Video: Fajlimi i Kamberit 👇

https://www.facebook.com/share/v/ZhocDyDRHbMBn9ed/?mibextid=oFDknk

 

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615