HomeShoqëri

NËNSHKRUHEN 33 KONTRATA ME ASISTENTËT PERSONAL PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Komuna e Bujanocit ka njoftuar se kryetari, Nagip Arifi, ka nënshkruar 33 kontrata me asistent personal që do të kujdesen për nxënësit me nevojat

APN grumbullon nënshkrime për Parlamentaret, Pajaziti bënë thirrje për përkrahje masive
Ka ndërruar jetë Isuf Salihu- Cufa
Nisin “Ditët e Komandant Lleshit”(foto)

Komuna e Bujanocit ka njoftuar se kryetari, Nagip Arifi, ka nënshkruar 33 kontrata me asistent personal që do të kujdesen për nxënësit me nevojat e veçanta.

Njoftimi i plotë:

NËNSHKRUHEN 33 KONTRATA ME ASISTENTËT PERSONAL PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka shpërndarë sot kontratat për 33 asistentë personal, të cilët do t’i shërbejnë fëmijëve me nevoja të veçanta që ndjekin procesin edukativo arsimor.

Komuna e Bujanocit që nga fillimi i vitit shkollor 2020/2021 ka angazhuar asistentët personal për nxënësit me nevoja të veçanta, me qëllim që të asistojnë në procesin e edukativo arsimor, dhe ka ndarë buxhet të konsiderueshëm që do t’i mbulojnë pagat e tyre.

Asistentët personal do t’i ndihmojnë fëmijëve me pengesa në zhvillim ose me invaliditet në aktivitetet arsimore dhe jashtëarsimore, duke i ofruar ndihmë të drejtëpërdrejtë teknike në lëvizje, lexim, vizatim, sqarime, përgatitje e çantës dhe të ngjajshme.

COMMENTS