HomeKronikë

E konfirmon policia: Një i vdekur në Bujanoc

Foto ilustrim Drejtoria Policore në Vranjë ka konfirmuar për FOLonline aksidentin e sotëm në Bujanoc si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen një

Ambasadori i Zvicrës sot në Preshevë
A po kërcënon Arsiq ? Nëse shteti nuk reagon, qytetarët që nuk mendojnë ndryshe duhet ta marrin situatën në duartë e veta
Dy dekadat e LPD-së

Foto ilustrim

Drejtoria Policore në Vranjë ka konfirmuar për FOLonline aksidentin e sotëm në Bujanoc si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen një person.

“Rreth orës 13:30 policia në Bujanoc është njoftuar për një aksident komunikacioni në rrugën “Karagjorgje Petroviq “.

Zyrtarët policorë menjëherë kan dal në vendngjarje dhe me urdhër të zv/prokurorit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, departamenti në Bujanoc, kanë kryer ekspertizën.

Është konstatuar se një veturë në lëvizje e tipit Golf ka goditur veturën e parkuar në rrugë të tipit Xhip, mbrapa së cilës ishte pronari i cili me gjasë po kërkonte diçka në bagazh.

Si pasojë e goditjes, pronari i veturës së parkuar ka pësuar lëndime të rënda, prej nga menjëherë është transportuar për në spitalin e Vranjës ku i’u është dhënë ndihma e nevojshme, ndërsa rrugës për në spitalin e Nishit viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Viktima, mashkull, është i lindur në vitin 1954 me vendbanim nga fshati Nesalcë i Bujanocit.

Me rastin po merren organet kompetente “, thuhet në njoftimin e Drejtorisë policore në Vranjë për FOLonline.

COMMENTS