HomeUncategorized

KKSH FILLON MBLEDHJEN E TË DHËNAVE NGA QYTETARËT PËR PASIVIZIMIN

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve i pasivizohen vendbanimet dhe vendqëndrimet. Pra, K

Mjetet për bujqit: Përveç se KKSH-së mos u dezorientohuni
Një tregim serbo-shqiptar: Parti të reja si kërpudhat – komunistët humbin pushtetin (pjesa 7)
Gjykata Kushtetuese nuk mund të pastrojë çdo bërllok të shkaktuar nga partitë politike

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve i pasivizohen vendbanimet dhe vendqëndrimet.

Pra, Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë qytetarët shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe nga komunat e tjera, ta lajmërojnë pasivizimin e vendbanimeve dhe vendqendrimeve.

Në kuadër të projektit “lajmëro pasivizimin” ftojmë çdo qytetar që ka vendbanimin dhe venqendrimin e pasivizuar, të dorëzojë në zyret e KKSH-së, një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga ana e organit kompetent (stacionit policor) për vendbanimin dhe vendqendrimin e pasivizuar.

Është e domosdoshme krijimi i bazës së të dhënave, në mënyrë që të dokumentohet dhe të adresohet ky proces diskriminues dhe selektiv, në kundërshtim me të drejtën e brendshme dhe konventat ndërkombëtare.

Shërbimi për informim i KKSH

COMMENTS