HomeNë fokus

“Eagle Award” – VALON GASHI

  Valon Gashi është fitues i “Eagle Award” në “Bedër Alumni Awards 2020", me motivacionin: “Për veprimtarinë e dalluar në ndërgjegjësimin

Reagim i Musliut:Bravo Kosovë, veq edhe kjo na ishte mangut.
Zgjerohet rruga Tërnoc-Turi
Dikriminimi shtetëror: Lutfiu fton në takim drejtuesit e partive shqiptare

 

Valon Gashi është fitues i “Eagle Award” në “Bedër Alumni Awards 2020″, me motivacionin: “Për veprimtarinë e dalluar në ndërgjegjësimin dhe marrjen e përgjegjësive sociale në dobi të shoqërisë duke mbajtur gjallë vlerat kulturore kombëtare”.

Valoni lindi në Bujanoc të Luginës së Preshevës në prill të vitit 1985, ku mori arsimin fillor, ndërsa të mesmen në qytetin e Gjilanit, Kosovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në degën Gazetari dhe Komunikim, kurse studimet master, në Kolegjin Universitar “Bedër”, në Shkenca Komunikimi, profili: Gazetari.

Që pas mbarimit të studimeve bachelor, Valoni punoi si gazetar në disa media të ndryshme, të tilla si: “Radio Televizioni i Bujanocit”, Revista “Nacional”, Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë”, Televizoni “Ora News” në Tiranë, Gazeta “Ekspress” redaksia në Tiranë dhe së fundmi Televizioni Top Channel.

Ai ka qenë pjesë e shumë trajnimeve me karakter profesional dhe me çështje që lidhen me lirinë dhe të drejtat e minoriteteve. Që nga viti 2013 është Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Aktualisht punon si Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë të Zvicrës.

COMMENTS