HomeNë fokus

APN: Nuk po rrespektohet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc

Ka filluar seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit ku ndër të tjera këshilltarët do të shqyrtojnë edhe rishikimin e buxhetit për vitin 2020. Pas

33 të punësuar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, po shqiptarë?
Gent Cakaj: Serbia po kryen spastrim etnik “të maskuar” të shqiptarëve në Luginë
Vetëm Open Balkan dhe autostrada Luginë-Prishtinë që na shpëton paksa

Ka filluar seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit ku ndër të tjera këshilltarët do të shqyrtojnë edhe rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Pas leximit të rendit të ditës nga ana e kryetarit të KK, Enver Ramadani, në emër të Alternativës për Ndrsyhim në foltore është paraqitur këshilltarja, Seuda Destani Fazliu.

Ajo u ka tërhequr vërejtjen partnerëve të koalicionit se nuk po rrespektohet marrëveshja për bashkëqeverisje.

“ APN ka hyrë pa kushte dhe pa pozita në këtë koalicion por kjo nuk do të thotë se do të nënshtrohemi.
Partnerët e koalicionit nuk janë duke rrespektuar pikën e marrëveshjes lidhur me punësimet dhe praktikantët.

Nëse vazhdon ky avaz, nuk do të votojmë në të ardhmen për pikat e rendit të ditës. Megjithatë, do të qëndrojmë në sallë sa për të mbajtur gjallë koalicionin por ta keni parasysh se kjo nuk shkon pafundësisht “, është shprehur, Destani.

COMMENTS